Prezantuesja e njohur italiane falënderon Shqipërinë për ekipin mjekësor: Jam e emocionuar

Bota
Prezantuesja e njohur italiane falënderon Shqipërinë për

Prezantuesja e njohur italiane, Barbara D’Urso falënderoi Shqipërinë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali në ndihmë të stafeve italiane që përballen me koronavirusin vdekjeprurës.

Po ashtu edhe ish-ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, falënderoi qeverinë shqiptare për kontributin, D’Urso tha se “kjo gjë më emocionoi shumë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dua t’ifalënderoj edhe unë. Kryeministri shqiptar tha se ne jemi të varfër, por nuk kemi kujtesë të shkurtër. Italia na ka qëndruar gjithmonë pranë dhe ne edhe pse të vegjël do ta ndihmojmë Italinë. Kanë dërguar 30 mjekë dhe mua më emocionoi shumë kjo gjë. Dua të falënderoj Shqipërinë, një popull i mrekullueshëm që unë e njoh. Mjekë erdhën nga Kina, por Shqipëria e vogël dërgoi 30 mjekë. Ata nuk e kanë kujtesën e shkurtër, ndërkohë në Europë nuk kanë fare kujtesë”, – u shpreh D’Urso.

Dërgimi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali është përshëndetur nga politikanët italianë, medie, por edhe nga shumë qytetarë italianë që kanë shkruar mesazhe falenderimi në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT