'Po shkel rregullin nga e keqja', pensionistët në Korçë: Unë nuk kam lekë në telefon

Aktualitet
'Po shkel rregullin nga e keqja', pensionistët në

Sot qytetarët e Korçës janë përballur me masat e reja kufizuese, por jo të gjithë i kanë respektuar ato. Qytetaret kanë dalë për plotësim e nevojave bazë edhe pse një pjesë nuk kanë mundur të sigurojnë lejen e daljes sepse sistemi nuk ka funksionuar.

Ndërkohë pensionistët vijojnë të mbeten më problematikët në Korçë, të cilët edhe pse janë në dijeni se e kanë kategorikisht të ndaluar për të dalë nga shtëpia, sërish dalin për të blerë barna apo ushqime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një qytetar thotë: "Po na sorollatin, nuk dimë ku të drejtohemi. Po shkel rregullin nga e keqja,kam nevojë që të ha."

Një tjetër qytetar: "Dal nga nevoja, ku di unë të përdor telefonin nuk kam as lekë në telefon. Bashkia s'na ka ndihmuar me asgjë. Unë fëmijët i kam jashtë shtetit, jam me burrin të dy të sëmurë, por do paguaj ujin, dritat, do ha bukë."

ME TE LEXUARAT