Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

Pas “Shefqet Ndroqit”, nis përgatitja e spitalit COVID 3

Urgjenca Qëndrore në Tiranë do të kthehet në karantinë, ku thuhet se ka nisur edhe dezinfektimi i ambjenteve dhe se nga sot nuk do të shërbejë më për pacientët e zakonshëm.

Mësohet se ka nisur paralelish me dezinfektimin edhe vendosja e gardheve metalike për të mos lejuar kalimin e personave të paautorizuar.

Pas konfirmimit të Spitalit “Shefqet Ndroqi”, si i dyti institucion që do të shërbejë si karantinë, ku ka nisur edhe shtimi i pacientëve me COVID-19, Urgjenca Qëndrore bëhet e treta në këtë aspekt.

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka pritur pacientin e parë, një ndërhyrje kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19, ndërsa pacientët e këtij spitali janë zhvendosur në spitalin e Elbasanit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë publik lajmin gjatë një komunikimi online.

“Kemi hapur edhe spitalin Covid 2, spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ka pritur pacientin e parë. Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19”, bëri të ditur Manastirliu

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet