Mbyllet tregu i frutave në Durrës, 300 tregtarë dalin në protestë

Aktualitet
Mbyllet tregu i frutave në Durrës, 300 tregtarë dalin në

Bashkia mbyll tregun e fruta-perimeve në Durrës. Mëngjesin e sotëm, tregtarët kur kanë shkuar si çdo ditë në vendin e tyre të punës, i kanë gjetur dyert e tregut të mbyllura, pa asnjë lajmërim.

Ata janë ngritur në protestë për të kërkuar arsyet e mbylljes e mbi të gjitha pa asnjë lajmërim nga ana e drejtuesit apo një njoftim në media! Rreth 300 tregtarë të licensuar ushtrojnë aktivitetin në këtë treg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bashkia e Durrësit tha se ky treg do të spostohet në 3 vende të tjera, të cilat tashmë janë krijuar për tregtimin e frutave dhe perimeve.

Tre tregjet e reja do të funksionojnë pranë këtyre vendeve:

Muzeu i Dëshmoreve

Shkolla “Leonik Tomeo”

Shkolla “Jan Kukuzeli”

Te tre vendet funksiononin si parkingje, por po punohet me largimin e mjeteve dhe vendosjen e banakëve. Aktualisht, vetëm tregu i ri te shkolla shkolla “Leonik Tomeo” është gati, teksa vazhdon puna për përfundimin e dy të tjerëve.

Ky vendim merret në kuadër të masave kufizuese të ndërmarra nga organet kompetente për parandalimin e përhapjes së COVID-19, që të bëhet dhe shpërndarja e banorëve të Durrësit e të mos dynden të gjithë tek i njëjti vend.

ME TE LEXUARAT