Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Lufta kundër CoVid-19/ BE alokon 140 milionë euro për vendet e Europës Lindore

Si pjesë e përgjigjes globale ndaj shpërthimit të koronavirusit, Komisioni Evropian deklaron se qëndron pranë vendeve partnere Lindore dhe ka rialokuar 140 milion euro për nevojat më të menjëhershme në Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Republika e Moldavisë dhe Ukrainë.

loading...

Rekomandojme

Për më tepër, Komisioni gjithashtu do të ridrejtojë përdorimin e instrumenteve ekzistues me vlerë deri në 700 milion € për të ndihmuar në zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës së koronavirusit.

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Olivér Várhelyi tha: “Këto janë periudha shumë të vështira jo vetëm për BE-në, por edhe për vendet tona partnere. Ne jemi duke bërë të pamundurën për të zbutur ndikimin e shpërthimit të koronavirusit në jetën e qytetarëve. Ne po përgjigjemi si për nevojat e menjëhershme të sistemit shëndetësor, ashtu edhe për nevojat afatgjata për grupet më të rrezikuara në shoqëri dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë shtylla kurrizore e ekonomive në gjashtë vendet. “

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet