Koronavirusi s'e ndal planin! Nesër mblidhet online komisioni hetimor për Metën

Politikë
Koronavirusi s'e ndal planin! Nesër mblidhet online komisioni hetimor

TIRANE-Ndonëse puna në Kryesinë e Kuvendit ka ndalur për shkak të situatës së krijuar nga koronavirus, mesa duket hetimi për Presidentin Ilir Meta jo, pasi ditën e nesërme Komisioni i Posaçëm Hetimor do të zhvillojë një mbledhje në orën 11:00 të paradites. Mbledhja e komisionit do zhvillohet online, në kryesi do të jetë vetëm kryetari Ulsi Manja i cili do drejtojë mbledhjen online me deputetët që ndodhen në banesat e tyre.

Në këtë mbledhje të radhës pritet që të miratohet procesverbali i mbledhjes së datës 28 shkurt, por gjithashtu të diskutohet mundësia për të shtyrë afatet e veprimtarisë së këtij komisioni, kjo për shkak të situatës së krijuar nga koronavirus. Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni ishte kreu i KED, Ardjan Dvorani i cili dëshmoi sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të cilat sollën dhe përplasjen e tij me Presidentin Meta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që Komisioni Hetimor për presidentin, i ngritur për të hetuar anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit zgjeroi objektin e hetimit duke përfshirë edhe çështjet e debatit për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses.

ME TE LEXUARAT