Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Koronavirusi, BE-ja jep 5 milionë euro ndihmë për Kosovën

Bashkimi Evropian ka nënshkruan sot kontratën e ndihmës prej 5 milionë eurosh për Kosovën për luftimin e COVID-19, që njihet si koronavirusi i ri.

Përmes një video-konference, kontratën e kanë nënshkruar Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Brendan Keirnan, ndërkaq që i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti.

“Jemi bashkë në këtë, dhe të bashkuar do të fitojmë”, ka thënë Apostolova.

loading...

Rekomandojme

Mjetet financiarae jane të dedikuara për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë së koronavirusit.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë njoftuar që kjo kontratë përfshinë furnizimin me pajisje të specializuara laboratorike dhe mjete për mbrojtjen nga koronavirusi dhe trajtimin e tij, për nevojat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.

Në një njoftim të mëhershëm të zëdhënesit të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, është thënë se “pajisjet përfshijnë respiratorë/ventilatorë, pompa infuzioni, shiringë, auto-ambulanca etj”.

Artikujt do të blihen përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), e cila do të jetë nënshkruesi tjetër i kontratës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet