Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Gruaja nga Dibra e Madhe humb jeten nga koronavirusi

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi duke e çuar numri e të vdekurve në 7, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një postim në rrejtin social Facebook.

Ai ka njoftuar se viktima është një grua 79 vjeçe nga Dibra pasi ishte diagnostikuar me Covid-19 më 23 mars dhe pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ishte shtruar në klinikën e Shkupit më 25 mars.

loading...

Rekomandojme

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 26 raste të reja me koronavirusi me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 285 persona. Kreu i shëndetësisë bëri të ditur se 9 pacientë (8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi) janë shëruar plotësisht nga virusi dhe tashmë janë lëshuar në shtëpitë e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se masat e qeverisë, respektivisht orën policore nuk e kanë respektuar 263 persona, 99 prej të cilëve janë shoqëruar në polici. Kundër dy personave, Prokuroria themelore publike Shkup ka ngritur padi penale për veprat penale – mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë./R.E.L

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet