Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

Detaje, dy rastet e reja në Korçë, çifti i të moshuarve. Mister se si u infektuan nga koronavirusi

Dy raste të reja me kornavirus janë shfaqur sërish në qytetin e Korçës, kështu duke e çuar në 14 numrin gjithësej të të prekurve. Ky fakt u bë publike dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me rastet e fundit, burimet thonë se bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh rreth moshës 70 vjeç.

Gjithashtu, deklarohet se aktualisht gruaja ndodhet në gjendje të stabilizuar në banesën e saj, ndërsa bashkëshorti është shtruar në spitalin Infektiv, pasi gjendja e tij paraqitet më e rënduar.

Ajo qe mbetet mister është infektimi i tyre pasi çifti i të moshuarve deklaruan se nuk kanë patur kontakte me 12 rastet e para apo histori udhëtimi. Pritet që në ditët në vijim të kryen teste edhe për familjaret e çiftit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet