Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

COVID-19 mbledh online Komisionin e Shëndetësisë, miratohen 3 Akte Normative

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, nën drejtimin e kryetarit Enver Roshi u mblodh sot online nëpërmjet platformës WEBex dhe shyrtoi 3 Akte Normative të Këshillit të Ministrave, të cilat lidhen me masat e marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Të ftuar ne kete mbledhje, per te dhene sqarimet e tyre mbi situaten ishin dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj.Mira Rakacolli, si dhe znj. Antoneta Njehrrena, Drejtor Drejtorie në këtë ministri.

Pas pyetje dhe diskutimeve të ndryshme komisioni miratoi në parim dhe në tërësi të tre Aktet Normative.

Më konkretisht u shqyrtua:
1)Akti normativ nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016, ‘Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive’”, qëllimi i të cilit është të përfshijë në masat e veçanta, që ndërmerren për parandalimin e sëmundjeve infektive, edhe vetëkarantinimin, si një masë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit publik, krahas masave që, aktualisht, janë parashikuar në legjislacionin në fuqi, sikurse janë masat e izolimit dhe të karantinës.

2) Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” , qëllimi i të cilit është përcaktimi dhe forcimi i zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

3) Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 8, datë 24.03.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, qëllimi i të cilit është sigurimi pa ndërprerje, në të gjitha strukturat spitalore të furnizimit me barna dhe pajisje mjekësore dhe shërbimeve shëndetësore gjatë periudhës së përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, si dhe forcimi i masave për të siguruar zbatimin e rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet