Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shpetim nga korona virusi, një infermier i lutet Jeruzalimit, tjetri Mekës: Fotografia përlot rrjetin

Punojnë së bashku, në frontin e parë kundër koronavirusit, por këta infermierë izraelitë kanë edhe diçka tjetër që i bashkon.

Ata kanë vendosur të luten së bashku në këto kohë të vështira. Njëri i drejtuar drejt Mekës tjetri drejt Jeruzalemit.

Bëhet fjalë për dy anëtare të stafit mjekësor të Be’er Sheva në Izrael. Njëri Avraham Mitz është hebre, ndërkohë që Zoher Abu Jama është mysliman.

“Kjo sëmundje nuk bën dallime midis feve ose gjinive. Diferencat i kemi lënë pas, dhe punojmë së bashku”, thonë ata.

Fotografia ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke marrë shumë lëvdata. Në Izrael janë rreth 3600 rastet me COVID-19, citon a2 cnn.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet