Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Nuk e dini ç’farë bëhet tek Infektivi”, doktoresha mesazh shqiptarëve nga spitali: E tmerrshme

Shefja e spitalit Infektiv ne Tirane Najada Como e ka cilesuar si nje lufte te vertete ate qe ndodh tek spitali Infektiv ne kryeqytet ndersa u ka kerkuar qytetareve te bejne sa me shume kujdes dhe te qendrojne ne shtepi si e vetmja menyre per te shmangur infektimin.

Mesazhi i doktoreshë Najada Comos:

Ju përshëndes nga Shërbimi Infektiv, aty ku është numri i lartë i pacientëve të shtruar nga koronavirusi. Doja t’iu jap një informacion të shkurtër lidhur me situatën e të shtruarve, kemi forma të mesme dhe forma mjaft të rënduara dhe një numër mjaft të shtuar tek Infektivi.

Lajm optimist është numri i personave të shëruar nga virusi. Jemi të gjithë në krye të detyrës, 24 orë në 24 orë, por duhet rritur sensibilizimi i popullatës.

loading...

Kur më duhet të lëviz në Tiranë për të ardhur në shërbim, shoh njerëz të grupuar dhe themi se është e tmerrshme që këta nuk e dinë se ç’bëhet luftë në Shërbimin Infektiv.

Të nderuar njerëz, qëndroni brenda, se është gjëja më e vogël që mund të bëni. I bëj thirrje atyre që kanë sëmundje kronike dhe të moshuare të qëndrojnë kategorikisht në shtëpi, mos të dalin, se janë grupi më i rrezikuar.

🔴⚪️“Ndoshta nuk po e kuptoni me çfarë lufte po përballemi këtu në spitalin Infektiv! Ju lutem qëndoni në shtëpi! "#THIRRJA e prof. Najada Çomo nga shërbimi infektiv në QSUT🙏🏼

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Sonntag, 29. März 2020

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. OSMAN MURATI says

    Nji mjek francez dje në lajme ka dhënë nji njoftim se ato persona që kanë bere vaksinën e linjes dhe të tuberkulozitnuk i kap virusi i coronavirusit . lutemi verifikojeni zyrtasisht sepse në kohën e socializmit kjo vaksinë është bërë nga shumica e qytetarëve dhe ekane si shenjë në krahun e djathtë ose të majtë . Verifikojeni se mund tëe cliroheminga kjo murtajë. Mos na mbyllni brenda kot se dotëshpëertheje ndonji demostratë dhe nuk dota gjeje qëni të zonë.. Kujdes SE ESHTE DHËNË KY SINJAL NË DURRËS ME DEMOSTRATËN E SOTME . MOS E BLLOKONI POPULLIN JEPUNI NJI SHTEG DALEJE. ORË TË SEMURË PSIQIKTË PUSHTETIT. NUK SHTYPET POPULLI KARANTINOHET I SËMURI.SHIHNI SHBA-në.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet