Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mesazhi i ish-ministrit francez para se te vdiste nga koronavirusi

Një ish-ministër francez i kabinetit dhe ish-president i rrethit administrativ të Parisit Haut-de-Seine është bërë një nga politikanët e parë të profilit të lartë që vdiq nga COVID-19.

Patrick Devedjian, Presidenti 75-vjeçar i këshillit të departamentit të Hauts-de-Seine, u përkeqësua nga koronavirusi 3 ditë pasi njoftoi se ndiheshe mjaft i lodhur.

Z. Devedjian, baba i katër fëmijëve, ishte në spitalin privat Antony, në jug të Parisit, pasi u trajtua atje që nga e mërkura. Nuk dihej se kishte sëmundje të tjera. “Gjendja e tij u përkeqësua të shtunën,” tha një burim i familjes. Mjekët e mbajtën atë në një gjendje kome artificiale, por nuk mbijetoi.

loading...

Z. Devedjian ishte në gjendje të komunikonte me ndjekësit e tij edhe pasi ishte prekur nga koronavirusi. “Unë jam prekur nga epidemia, prandaj dëshmoj drejtpërdrejt për punën e jashtëzakonshme të mjekëve dhe të gjithë stafit infermieror.

I lodhur, por i qëndrueshëm falë tyre, u dërgoi një falenderim shumë të madh për ndihmën të vazhdueshme për të gjithë pacientët”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Këshilli i Hauts de Seine – një nga më të mëdhenjtë në Francë dhe me qendër në periferinë në Paris të Nanterre – konfirmoi vdekjen e Z. Devedjian të Dielën, duke thënë se ky lajm i kishte ardhur si një tronditje e madhe, citon ora.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet