Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kush preket nga koronavirusi e kush jo, Gjermania gati për testin e madh kombëtar

Ndërsa Italia është duke përgatitur një dekret të ri për të mbyllur çdo aktivitet për dy javët e ardhshme, duke nisur nga data 3 Prill, në Gjermani po vijon proçesi i një testi të madh kombëtar.

Sipas gazetarit Udo Gumpel, objektivi i qeverisë Gjermane është të kuptojë se sa janë qytetarët që i zotërojnë tashmë anti-trupat ndaj koronavirusit në gjak. Në këtë mënyrë do të përcaktohej se kush është i mbrojtur, dhe, sipas Gumpel, qëllimi është që t’u jepet këtyre personave dokument për t’iu rikthyer jetës normale.

Në një fazë të parë, testi presupozohet të prekë rreth 100.000 persona dhe parashikohet të aplikohet në fund të muajit Prill. Virologia Italiane Ilaria Capua është shprehur mbi iniciativën e testit të madh kombëtar në Gjermani se vetëm kjo metodë do t’i jepte të dhënat më të dobishme qeverisë.

loading...

“Kjo është rruga e vetme për një qasje kombëtare dhe jo fragmentare, e cila i jep qeverisë të dhëna të dobishme dhe të besueshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërmerren vendime në lidhje me rikthimin në normalitet”, është shprehur Ilaria Capua.

Koronavirusi nuk është vetëm një problem shëndetësor. Është gjithashtu një problem politik dhe ekonomik.

Qeveria Gjermane ka deklaruar se edhe përgjatë muajit prill do vazhdojë t’i mbajë të mbyllura aktivitetet tregtare, por testi kombëtar do të shërbejë gjithashtu si mjet i cili gradualisht do t’i mundësojë një pjese të qytetarëve rekuperimin e vendeve të punës, dhe ekonomisë një rimëkëmbje të pjesshme. /abcnews

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet