Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Koronavirusi, 5 viktima të tjera në Greqi, dy në Maqedoninë e Veriut

Në Kosovë, janë 91 personat e prekur nga Covid-19, 13 prej tyre në Prishtinë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të rinjtë nga mosha 20 deri në 29 vjeç, janë prekur më së shumti nga koronavirusi në vend. Vetëm 9 persona janë mbi moshën 70-vjeçare.

Në Greqi shkon ne 37 bilanci i viktimave të Covid-19, 5 prej të cilëve u shënuan në 24 orët e fundit. Mes tyre është edhe një 40-vjeçar.

Maqedonia e Veriut njoftoi se dy persona kishin ndërruar jetë; një i moshuar 91 vjeç, dhe një 31-vjeçar me probleme obeziteti që bëhet viktima më e re e koronavirusit në vend. Numri total i të prekurve në këtë vend është 257.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet