“Bashkimi bën fuqinë!”, Rama mesazh për mjekët që ndodhen në Itali: Ja si do ta fitojmë betejën me COVID-19

Politikë
“Bashkimi bën fuqinë!”, Rama mesazh për mjekët

Kryeministri Edi Rama shpreh mirënjohje për 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë, që kanë shkuar në Itali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Mesazhi i plotë i kryeministrit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

*jeni shumë, superfaleminderit dhe ndjesë që nuk postoj dot më shumë?

??❤️??

SOLIDARITET!

Ҫdo ditё mendimet e mia janё per kolegёt, infermierёt, operatorёt sanitarё dhe pёr tё gjithё ata qё janё nё vijё tё parё nё luftёn kundёr Covid-19.

Ka shumё masa dhe strategji qё po aplikohen nё kёto momente tё vёshtira nё tё gjithё spitalet e Italisё, por do jetё puna e palodhur, solidariteti dhe ndihma e ndёrsjelltё qё do na lejojnё ta fitojmё kёtё betejё pёrpara sё cilёs ndodhemi tё gjithё ne.

Shpreh falenderime dhe mirёnjohje ndaj kolegёve tё mi bashkёatdhetarё, tё cilёt po japin kontributin e tyre nё kёto momente brenda dhe jashtё vendit. Nё kёto ҫaste tё vёshtira Shqipёria e vogёl, por me zemёr tё madhe tregoi edhe njёherё virtytet qё e karakterizojnё si: bujaria, mirёnjohja, gadishmёria dhe mbёshtetja ndaj miqve.

Ndihem krenare si kurrё mё parё!

Bashkimi bёn fuqinё!

Ju lutem qёndroni nё shtёpi!

Dott.ssa Sonila Dhima

Dirigente medico SOD ORL

Azienda Ospedaliera Universitaria Ospedali Riuniti di Ancona

ME TE LEXUARAT