Shtohen rastet edhe ne Kosove, 90 persona te prekur nga koronavirusi

Kosovë&Rajon
Shtohen rastet edhe ne Kosove, 90 persona te prekur nga koronavirusi

Autoritetet vendore raportuan edhe dy raste të tjera i janë shtuar listës së pacienteve të prekur nga Covid 19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) tha se nga 38 testimet që janë kryer, dy kanë dalë pozitivë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë mënyrë shifra totale e të prekurve në këtë vend shkon në 90.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi.

ME TE LEXUARAT