"Shkuan ne lufte me virusin", Ministri italian pret ne aeroport mjeket heronj nga Shqiperia

Aktualitet

Mjekët e infermierë shqiptare kanë arritur sot në Itali ku do te japin ndihmen e tyre per trajtimin e pacienteve te prekur me koronavirus.

Në Aeroport, mjekët shqiptarë janë pritur nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga totali i këtij personeli mjekësor që kanë arritur në Itali, 20 janë infermierë teksa 10 prej tyre janë mjekë.

https://www.facebook.com/LuigiDiMaio/videos/569972640278781/

NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE NE SHQIPERI:

Mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në një spital në Itali, janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që i’u përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19

Tiranë, 28 Mars - 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën pasditen e sotme drejt Italisë për të dhënë kontributin e tyre për trajtimin e pacientëve në luftën kundër COVID-19.

Ekipi mjekësor shqiptar do të vendoset në një spital në veri të Italisë për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj i siguroi mjekët e rinj se do të kishte kujdesje për familjet e tyre gjatë kohës që do të mungonin.

“Janë mjek e infermierë të rinj, janë specializantë të rinj duan të jenë modeli që kërkohet nga mjekët, janë modeli i heronjve të heshtur në luftë me këtë armik të heshtur. Janë nga e gjithë Shqipëria. Do të doja askush të mos binte pre e këtij armiku dhe për sa kohë që ju nuk do jeni këtu kujdsesemi ne për familjet tuaja”- tha Manastirliu gjatë përcjelljes së mjekëve dhe infermierëve drejt Italisë.

Mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në një spital në Itali, janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që i’u përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19.

Ekipi i personeli mjekësor shqiptar u përcoll pasditen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kryeministri Edi Rama, Ministrja Ogerta Manastirliu, Ministrja Belinda Balluku dhe Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj.

ME TE LEXUARAT