Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shifrat e koronavirusit trondisin edhe Spanjen, mbi 700 te vdekur ne dite

Spanja është shokuar nga shifrat e ditëve të fundit që po lë pas COVID-19.

Sipas asaj që shkruan “El Pais” e që iu referohet autoriteteve shëndetesore, numri i viktimave në 24 orët e fundit është 769, që do të thotë rekordi me I keq I numrit të vdekurve në një ditë në këtë vend nga ky virus.

Ddy dite me pare te enjten në Spanjë kishin gjetur vdekjen 655 persona, cka do të thotë se kemi të bëjme me një rritje të ndjeshme të shifrave me më shumë se 100 persona.

Madridi është më I prekuri pasi këtë të premte kanë vdekur 322 paciente ndërsa Katalonja 208.

Numri I të shëruarve në total është mbi 9300 pra afro dyfishi I viktimave. Por shqetësues shumë është numri I lartë I rasteve te reja në një ditë të vetme, rreth 7 mijë, duke e cuar numrin e rasteve positive nga dita e parë e deri më sot në rreth 65 mijë.

Ajo që konsiderohet drame më vete në Spanja është se 9444 anëtarë të stafit mjekësor ( mjek, infermiere dhe sanitare) rezultojnë te infektuar. Spitalet janë në kolaps dhe po mbarojnë edhe pajisjet mjekësore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet