Ne kete shtet policia qëllon me plumba gome ndaj blerësve në supermarket

Bota
Ne kete shtet policia qëllon me plumba gome ndaj blerësve në

Policia në Afrikën e Jugut po përpiqet të vendosë masat kufuzuese në përballje me epideminë e koronavirusit ndërsa ka qëlluar sot me plumba gome blerësit e tmerruar jashtë një supermarketi.

Dëshmitarët thanë se 200 apo 300 njerëz ishin grumbulluar në një supermarket të njohur në Yeoville, një zonë e njohur krimi në kryeqytetin Johannesburg, në ditën e dytë të karantinës kombëtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por teksa ata përpiqeshin të zinin vendet e tyre në radhë, nuk po respektonin distancën personale mes tyre. Pak më vonë mbërritën rreth 10 makina policie dhe oficerët nisën të qëllonin plumba gome ndaj blerësve, të cilët u tmerruan më keq dhe nisën të shkelnin njëri-tjetrin.

Një grua me fëmijë ra në tokë, citon top channel. Më pas policia përdori kamzhikët për të detyruar blerësit të ruanin distancën personale.

Presidenti Cyril Ramaphosa ka urdhëruar 57 milionë banorët e Afrikës së Jugut të qëndrojnë në shtëpi për 21 ditë dhe rregulli po zbatohet me ndihmën e policisë dhe ushtrisë.

ME TE LEXUARAT