Koronavirusi nuk pyet për moshën, i merr jetën tifozit 38-vjeçar
Tifozi sportiv Seb Lewis, 38 vjeç, banues në Angli ka humbur jetën për shkak të Koronavirusit. Lajmi i hidhur u njoftua nga klubi i Charltonit, në ndeshjet e të cilit në shtëpi dhe jashtë Lewis kanë qenë gjithmonë i pranishëm, që nga viti 1998 deri sot.
Tifozi i njohur kishte shfaqur simptoma më 16 mars dhe pas shtrimit në spital gjendja e tij ishte përkeqësuar në dy ditët e fundit, derisa e humbi betejën me virusin vdekjeprurës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Ne jemi të shkatërruar nga ky lajm, ai ishte shpirti dhe zemra e familjes së madhe të Charltonit. Ne ishim krenarë për faktin se ai kurrë nuk kishte humbur një ndeshje nga shkurti i vitit 1998 deri sot”, shkruan klubi në profilet e tij sociale, duke postuar edhe dy foto të super fansit Lewis, që kishte ndjekur 1076 takime radhazi të skuadrës së tij të zemrës.