Komuna në Itali ku askush nuk është prekur nga koronavirusi, analize gjakut te banorëve

Soft
Komuna në Itali ku askush nuk është prekur nga koronavirusi,

Lombardia është rajoni më i goditur nga koronavirusi në Itali. Megjithatë, në komunën Ferrera Erbognone, me më shumë se 1 mijë banorë, në provincën e Pavias, nuk ka asnjë person të infektuar.

“Tgcom24” shkruan se ky është një rast i jashtëzakonshëm, i cili ka detyruar ekspertët ta bëjnë atë edhe objekt studimi. Instituti Neurologjik Mondino i Pavias vendosi të ekzaminojë gjakun e banorëve për të identifikuar praninë e antitrupave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne kemi zgjedhur të ekzaminojmë gjakun e banorëve në Ferrera Erbognone, sepse është një komunitet në të cilin ende nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus, citon a2 cnn. Studimi i popullatës mund të na sigurojë rezultate mjaft të rëndësishme, të cilat do të ndahen me pas me virologët”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i Institutit Neurologjik.

ME TE LEXUARAT