"Jemi ne rregull nese vdesin me pak se 20 mije", habit politikani britanik

Bota
"Jemi ne rregull nese vdesin me pak se 20 mije", habit politikani

Numri i viktimave britanike nga epidemia e Covid-19 arriti sot në 1,019 ne Britani pas vdekjes së 260 njerëzve në 24 orët e fundit por kreu i shëndetësisë u mundua të qetësojë popullatën duke thënë se vendi “do të jetë shumë mirë nëse vdesin më pak se 20,000”.

Në konferencën e përditshme për situatën Profesor Stephen Powis, insistoi se “është e mundur ta vëmë përfund virusin”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët kryeministri Boris Johnson, i cili gjendet në vetë-izolim pasi është prekur nga sëmundja, tha se pandemia mund të marrë fund për 12 javë.

Sot Powis tha: “Nëse arrijmë të reduktojmë masën e transmetimit mes njerëzve … atëherë virusi do të shuhet vetë në popullatë.”

ME TE LEXUARAT