Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Infektoi qellimisht 11 persona me koronavirus, i riu përballet me 15 vjet burg

24 vjeçari Eric Torales, mori pjesë në një festë në Buenos Aires pas kthimit nga SHBA, dhe infektoi 11 njerëz me Covid-19, duke përfshirë dhe një vajzë 15-vjeçare e dy të moshuar.

Ai shkoi në festën e ditëlindjes së disa miqve të familjes një ditë pasi qeveria kishte vendosur ligjin e vetëkarantinimit të të gjithë personave që kthehen nga vende të prekura prej virusit.

Eric tashmë përballet me 15 vjet burg nëse prokurorët provojnë se ai ka shkelur me vetëdije karantinën.

loading...

Rekomandojme

Një ditë pas kthimit nga SHBA më 13 mars, ai ishte në festën në Moreno, raporton rrjeti lokal Todo Noticias , ku merrnin pjesë rreth 100 vetë.

Pesë ditë më vonë ai nisi problemet respiratore para se shtrohej në repartin e kujdesit intensiv me koronavirus.

Pas daljes nga spitali Torales është vendosur në arrest shtëpie nga autoritetet argjentinase teksa ato përgatisin akuzat për shpërndarje të qëllimshme të virusit.
Argjentina ka një total prej 589 raste koronavirusi dhe 13 viktima prej tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet