Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

‘Frikë nuk kam, ajo ishte me tumor.’ Banorët pranë 72-vjeçares që ndërroi jetë dje në Vlorë

Të mërkurën në mbrëmje një 72-vjeçare nga Vlora ndërroi jetë në spitalin Infektiv ku ishte e shtruar prej katër ditësh. Gjendja e gruas që jetonte në fshatin Poro dy ditët e fundit u përkeqësua shumë, duke e çuar në nëntë numrin e viktimave nga ky virus vdekjeprures. Siç bëhet me dije ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera, ndërsa pak kohë më parë kishte ardhur nga Italia.

Në fshatin pranë saj një qytetar shprehet se e njihte pak, por pavarësisht se 72-vjeçarja ka ndërruar jetë ai thotë se nuk ka frikë nga COVID-19:

Qytetari: “Pak e njihja. Çfarë të themi ne, ajo ka jetuar në Itali. këtu vinte rallë, rrinte 10-15 ditë dhe ikte prap. Nuk është se kemi frikë nga koronavirusi, por ruhemi. Rrimë brenda, pasi dizinfektim nuk ka patur, por izolohemi vetë. Dalim bëjmë ndonjë furnizim dhe kthehemi prapë.”

Në lagjen ku e ndiera jetonte e kishin dizinfektuar, domethënëse pasi kishte ndërruar jetë. Bashkëshortin e saj e njihja se është nga fshati jonë. Për herë të fundit e kam parë para 15 ditësh.”

Qyetarja: “Ndihemi pak të rrezikuar, unë jam vetëm fare. E di që personi në fjalë ka qenë e sëmurë, por nuk është këtej nga ne. Ka ardhur nga Fieri. Gjynah për te, por frikë nuk kam se ajo ishte e sëmurë, me tumor në veshka. Familjen e saj e njoh pasi burrin e saj e kemi tonën. Kjo paska qenë e sëmurë kishte tension kishte probleme të tjera.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet