“Çmenduri” ne mes te koronavirusit, qytetaret sulm në tregje e markete

Aktualitet
“Çmenduri” ne mes te koronavirusit, qytetaret sulm në

Edhe pse nuk jemi në një kohë normale dhe jeta normale me zakonet e përditshme është kthyer në vdekjeprurëse, qytetarët shqiptarë ende nuk janë ndërgjegjësuar.

OBSH, mjekët, autoritetet bëjnë thirrje në çdo orë e çdo minutë për respektimin e masave, duke nisur nga distancimi social, në Tiranë qytetarët duket sikur jetojnë në një botë tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga sot në orën 13:00 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit gjithçka do jetë e mbyllur dhe më pas daljet do të funksionojnë me leje për çfarë do lloj nevoje. E me sa duket për këtë arsye sot ata janë dyndur në tregje e markete për të bërë pazarin dhe pa respektuar distancat.

Në tregun e uzinës Dinamo, gra e burra kanë dalë për të bërë pazarin për gjithë fundjavën duke u kthyer në një rrezik si për veten ashtu dhe për qytetarët e tjerë dhe duke i krijuar mundësi zhvillimi virusit të rrezikshëm që ka marrë jetët e gjysmë milioni njerëzve në botë.

ME TE LEXUARAT