Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

Çdo ditë përballet me vdekjen, infermierja shpërthen në lot pasi njerëzit e duartrokasin në rrugë

Në ditët e sotme heronjt e vërtetë janë mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli mjekësor, i cili është në front të situatës tragjike të krijuar nga koronavirusi i ri, COVID-19.

Në video do të shihni videon emocionuese se si një ndihmëse mjekësore, infermiere, përlotet pasi fqinjët e saj dolën t’a duartrokasin teksa ajo po nisej për në punë.

Tayla Porter, vajza e re 22-vjeçare, po nisej për në Spitalin Basingstoke, dhe kur doli nga shtëpia, të gjithë fqinjët e saj në Basingstoke, Hampshire, kishin dalë për rrugë për t’a duartrokitur për punën e vështirë me të cilën po përballet këto ditë.

Pas shpërndarjes së videos e cila po bën xhiron e rrjetit, ka folur babai i saj:

Tayla nuk mundej t’a besonte. Ajo mendonte se njerëzit pranë saj as nuk e dinin çfarë pune bën, por ajo e dashuron punën e saj. Kur dolëm menduam se do ishin vetëm komshinjtë tanë, por në fakt kishin dalë të gjithë, ishte shumë emocionuese…

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet