120 shqiptarë kthehen në Shqipëri, por bllokohen në Rinas: Të na kishin mundësuar kthimin deri në shtëpi

Aktualitet
120 shqiptarë kthehen në Shqipëri, por bllokohen në Rinas:

Kanë mbërritur në Shqipëri 120 shqiptarët e parë që kishin mbetur të bllokuar në Itali. Gjithçka ka qenë falas, mundësuar nga shteti shqiptar, e megjithatë, referuar dëshmive të disa udhëtarëve ata kanë mbetur të bllokuar në Rinas pasi nuk u është mundësuar kthimi në shtëpitë e tyre.

Ata kanë bërë me dije se për të ardhur në Shqipëri kanë kontaktuar me ambasadën shqiptare në Romë, e cila u ka konfirmuar se janë pjesë e listës të shqiptarëve që do kthehen. E gjitha kjo procedurë, sipas dëshmisë së një qytetari, ka ndodhur dje në mbrëmje dhe konfirmimi u ka ardhur në mëngjes, për këtë arsye nuk kanë pasur mundësi që të lajmërojnë të afërm. Por problem është edhe fakti që në këtë orar, sipas Aktit Normativ të hyrë në fuqi, nuk lejohet qarkullimi i makinave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Nga Roma, thjesht na kanë matur temperaturat. Do rrimë në shtëpi, por problemi është që të shkojmë në shtëpi të paktën. Nuk lajmëruam të afërm se ky si muhabet ndodhi dje në mbrëmje, dhe sot u konfirmua,për derisa organizuan kthimin tonë, organizimi për të shkuar nga Aeroporti të paktën deri në Tiranë. Një kushëriri jonë kontaktoi ambasadën shqiptare në Romë, që më pas konfirmoi. Kishte taksistë që abuzojnë nga situata, për në Tiranë kërkonin 25 euro", thotë një qytetar për mikrofonin e Report Tv.

"Kemi ardhur nga Roma, kemi problem taksitë, kemi bërë analizat", tha një tjetër.

ME TE LEXUARAT