Shifra tragjike, 41 mjekë humbin jetën në “betejën” me COVID-19 në Itali

Bota
Shifra tragjike, 41 mjekë humbin jetën në

Të tjerë mjeke për fat të keq i janë shtuar listës së bluzave të bardha që kanë humbur jetën në Itali në betejën me koronavirusin duke numëruar në total 41 të vdekur, shumica në rajonet veriore të vendit. Në mesin e bluzave të bardha numërohen më shumë se 6 mijë të infektuar me covid-19.

Për këtë arsye, spitalet po përballen me një situatë gjithnjë e më shumë kaotike edhe pse nuk kanë munguar ndihmat nga Kina dhe Kuba. Franceka Rovati është infermiere në një spital në rajonin Emilia Romanja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo rrëfen situatën e vështirë ndërsa të sëmurët me virusin vdekjeprurës shtohen cdo ditë e më shumë.

“Gjëja më e vështirë është përballja me vuajtjen, janë shumë persona të sëmurë,janë vetëm, ti je aty dhe nuk bën dot asgjë. Zhurma shurdhuese e oksigjenit është ajo që na shoqëron gjatë gjithë turnit.

Ka njerëz që presin me ditë të tëra që të lirohet një shtrat. Edhe sot kanë ardhur shumë ambulanca me pacientë që kërkojnë oksigjen, dhe ne nuk mund ti dërgojmë ata në shtëpi.”

Në spital nuk shkojnë vetëm të moshuarit.

“ Numrat vijnë gjithnjë e më shumë në rritje pasi jemi në fazën e shfaqjes së simptomave dhe shumica e atyre që vijnë kanë probleme të rënda respiratore. Ka shumë mbingarkesë dhe ne nuk arrijmë dot të kujdesemi si në kushte normale. Në spital ka pacientë të të gjitha moshave, të gjithë janë të rrezikuar prandaj mos e nënvlerësoni sëmundjen.”

Shtimi i testeve është një nevojë thelbësore për të gjurmuar rastet e infektuara por mediat italiane shkruajnë se vendi po përballet me një mungesë të lartë të tamponëve, citon vizionplus. Federata kombëtare e urdhrit të mjekëve kërkon me urgjencë nga qeveria që të sigurohet testimi i të gjithë stafit mjekësor si dhe të shtohen pajisjet mbrojtëse.

ME TE LEXUARAT