Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Në mesin e pandemisë COVID-19, rritje e papritur e vlerës së euros në Shqipëri

TIRANË – Një situatë e pazakontë e koronavirusit që teksa ka mbërthyer gjithë botën, për herë të parë pas 2 vitesh në vendin tonë ka rritur vlerën e euros.

Sot, 1 euro blehet me 128 lekë, ndërsa një javë më parë 1 euro blihej me 124 lekë maksimumi.

Në fillim të janarit 1 euro është këmbyer me 121 lekë.

Kryesorja që ka ndikuar është pandemia e COVID-19, pasi ka izoluar disa shtete, siç edhe vendi ynë që ka mbyllur fluturimet. Mbyllja e fluturimeve me Vjenën ka pasur ndikim më të fortë, duke qenë se valutlat më të mëdha në vendin tonë vijnë nga ky vend.

Po ashtu është rritur edhe vlerësimi i monedhave të tjera, siç është dollari apo paundi.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet