Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mushkëritë e pacientit me koronavirus, pse nuk ndihmon respiratori

Fotografia e cila pasqyron realitetin virtual tregon sa shpejt coronavirusi përhapet nëpër mushkëri dhe çfarë dëmi u shkakton atyre

Mjekët e kanë vënë në respirator, mirëpo as respiratori nuk i ndihmoi, andaj është transportuar në Universitetin George Washington.

Shumë shpejt është parë kontrasti i qartë midis indeve të shëndetshme dhe indeve të infektuara me virus – thotë dr. Keith Mortman, duke shpjeguar dallimin midis indit të kaltër, indit të shëndetshëm dhe indit të infektuar që janë shënuar me re të gjelbra.

– Dallimi është aq i dukshëm saqë nuk keni nevojë të jeni mjek për të parë dhe kuptuar që situata është serioze – ka thënë ky mjek, duke shtuar që virusi dukshëm nuk është izoluar në një krah të mushkërive, por është përhapur në të dy krahët.

Për këtë shkak të dy krahët e mushkërive janë të infektuar në atë masë, thotë ai, saqë nuk ka ndihmuar as respiratori.

Siç flet deri tani statistika, rreth 80 për qind e pacientëve nga coronavirusi do të provojnë simptoma të buta dhe infeksion. Pjesa tjetër prej 20 për qind duhet patjetër të shtrihet në spital, nga të cilët pothuajse 14 për përballen me gjendje të rëndë. Diç më shumë se 6 për qind janë në gjendje kritike.

– Fillon me infeksion, pastaj zhvillon inflamacion të mushkërive që me kalimin e kohës dëmton indet dhe bën dëm afatgjatë dhe do të mund të pamundësojë pacientët që edhe kur të shërohen të marrin frymë normalisht dhe me kapacitet të plotë. Ndonjëherë edhe për gjithë jetën – thotë dr. Mortman.

Coronavirusi fillon, pra, nga pjesa e sipërme e traktit respirator – hunda, goja, fyti dhe pjesa e sipërme e mushkërive, në pjesën e poshtme të mushkërive, ndërkaq pneumonia është inflamacion i pjesës së poshtme të mushkërive. Atëherë alveolat kryesisht mbushen me lëngje dhe qelb dhe vështirësojnë frymëmarrjen.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet