Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mali i Zi/ 6 raste të reja me koronavirus, shkon në 75 numri i të prekurve

Shteti i Malit të Zi tashmë ka 75 të prekur nga COVID-19, me 6 raste të reja në 24 orë.

Ndërkohë mbi 6 mijë persona janë nën mbikëqyrjen mjekësore dhe sanitare, kurse mbi 1 mijë persona gjenden në karantinat institucionale.

Numri më i madh i të infektuarve është në rajonin e Tuzit në Malësi ku numëron 26 raste të infektuar me koronavirus dhe javëve në vijim pritet një rritje edhe më e dukshme e koronavirusit.

Trupi Kombëtar i Koordinimit të luftës kundër sëmundjeve Infektive në Mal të Zi, vendosi të martën vonë që banorët e Tuzit të izolohen në shtëpitë e tyre, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.

loading...

Në mëngjesin e së hënës një 65-vjeçar u bë viktima e parë e koronavirusit në Mal të Zi.

Autoritetet thanë se viktima, nga qyteti Herceg Novi, ishte shtruar në spitalin infektiv të Qendrës Klinike të Malit të Zi.

Sipas mjekëve 65 vjeçari kishte sëmundje shoqëruese dhe se gjatë muajit mars kishte qëndruar në Serbi ku, sipas tyre, edhe u infektua.

Mali i Zi po zbaton aktualisht masa të rrepta sa i takon qarkullimit , grumbullimit apo lëvizjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet