Kina zbulon pacienten zero me koronavirus, shiste karkaleca në tregun e Wuhanit

Bota
Kina zbulon pacienten zero me koronavirus, shiste karkaleca në tregun e

Në Kinë raportohet se mund të jetë zbuluar pacientja zero që barti koronavirusin nga tregu i kafshëve të egra. Gruaja është shëruar nga sëmundja që e preku dhjetorin e kaluar, ndërsa për disa javë autoritetet nuk arritën ta identifikonin infeksionin vdekjeprurës.

Një shitëse karkalecash deti mund të jetë pacientja e parë e diagnostikuar me koronavirusin Kinë, që tashmë është përhapur në çdo kënd të botës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas të përditshmes amerikane, Wall Street Journal, 57-vjeçarja, Uei Guishian, e zhvillonte aktivitetin në tregun ushqimor të Huananit në qytetin e Uhanit, ku mendohet se nisi fillimisht pandemia.

Duke besuar ishte prekur nga gripi sezonal, shitësja në 10 dhjetor i ishte drejtuar një klinike lokale për vaksinë dhe më pas i ishte rikthyer punës, duke ua shpërndarë kështu virusin personave të tjerë.

Pas 8 ditëve, 57-vjeçarja e gjeti veten pa ndjenja në spital, dhe në fund të muajit u izolua në karantinë, si një nga rastet e para të infektuara me virusin që ka paralizuar tërë planetin, duke sëmurë mbi gjysmë milionë veta e duke vrarë rreth 25 mijë të tjerë.

Në një intervistë për mediet vendëse, Uei Guishian thotë se ajo u shërua në fillimin e janarit, ndërsa për infeksionin, beson se mund ta ketë marrë nga një tualet në tregun lokal, që e ndante edhe me shitësit e tjerë të kafshëve të egra.

Sipas të dhënave zyrtare, në 2019-ën në Kinë u identifikuan 266 persona bartës të koronavirusit.

Ndërsa 57-vjeçarja kineze mund të jetë pacientja zero për tregun e Huananit, i infektuari i parë mbetet mister, sikundër vërtetimi i teorisë se virusi është transmetuar nga lakuriqët e natës te njeriu.

Kina raportoi të premten 54 raste të reja të importuara me Covid-19, dhe një pacient lokal.

Një total prej 74 mijë pacientësh janë liruar nga spitalet dhe rreth 3,300 veta kanë gjetur vdekjen, ndërsa në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe mbi 1 mijë raste të tjera.

Vendi ka kaluar valën e epidemisë dhe po i rikthehet ngadalë normalitetit, por masat parandaluese mbeten në fuqi dhe nga e dita e shtunë do të pezullohen hyrjet në kufi për çdo shtetas të huaj me pasaportë apo lejeqëndrim kinez, pasi mendohet se ata janë burim kryesor për përhapjen e Covid-19, citon ora news.

ME TE LEXUARAT