Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Burri infekton gruan dhe vajzën, dy raste te reja me koronavirus ne Puke

Konfirmohen dy raste të reja me koronavirus në Pukë ku në total shkon në 3 numri i personave të infektuar. Lajmi eshte bere i ditur nga Prefekti i qarkut të Shkodrës dhe sqaron se është informuar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor të Pukës.

Dy rastet e fundit janë pjesëtarë të së njëjtës familje, te cilet jane bashkëshortja dhe vajza e të infektuarit të parë në këtë qytet.

Ky i fundit rezultoi pozitiv një ditë më parë dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në reanimacionin e Spitalit të Shkodrës, pasi po trajtohej për sëmundje pulmonare dhe me pas u shoqërua drejt spitalit infektiv në Tiranë.

Nga ana tjeter priten analizat për tre mjekë dhe dy infermierë e spitalit të Shkodrës që kanë mjekuar të infektuarin.

Numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19 është 174, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet