Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bilanc “lufte” në Francë nga koronavirusi, shqetësohet edhe Gjermania

Në një kohë që në Europë numri i të infektuarve me COVID-19, tashmë ka kaluar shifren 250 mijë, në shumë vende të mëdha të kontinentit të vjetër raportohen shifra shumë shqetësuese.

Franca është vendi i tretë në Europë që ka humbur më shumë njerëz nga koronavirusi. Deri tani numërohen 1696 viktima, 365 të vdekur më shumë se të mërkurën.

Ndërkohe edhe numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm pasi ka shkuar në 29 155, me një rritje të madhe prej 3922 raste në krahasim me një ditë më parë.

I gjithë vendi është mbyllur në shtëpi prej një jave tashmë dhe ka aktivizuar legjislacionin për të zbatuar një “ekonomi lufte”.

Shifrat e të infektuarve vijojnë të rriten shpejt edhe në Gjermani. Tani në këtë vend jemi ne shifrat e 43 mijë e 646 pacienteve sipas “Hopkins University”. 56 të vdekur janë shënuar në orët e fundit dhe shifra totale tani ka shkuar në 262.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet