Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Vjosa Osmani dhe deputetja e LDK-së nxirren zvarrë nga mbledhja: Latë kokrrën e namit!

Donika Gërvalla, e cila udhëheq degën e LDK-së në Gjermani nuk është lejuar të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Ajo nuk është lejuar të hyjë nga pjesëtarët e sigurimit, me të cilët ka pasur një përplasje fizike.

Gërvalla ka thënë se nuk i është lejuar hyrja, me pretekst se i mungonte emri në listë.

“Pretekst është mungesa e emrit tim në listë. Jam pajisur para disa ditësh me dokumentacionin e Këshillit të Përgjithshëm. Aty ka dy kategori me të drejtë fjale dhe vote dhe vetëm me të drejtë pranie. Është traditë e Këshillit të Përgjithshëm që kryetarët e degëve të jenë të pranishëm”-, ka thënë Gërvalla.

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj pengimit të Gërvallës dhe e ka lënë mbledhjen në mënyrë demonstrative.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.