Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Vdes 71-vjecarja tek Infektivi, viktima e gjashte e koronavirusit ne Shqiperi

Shenohet viktima e gjashte e koronavirusit ne Shqiperi. Mesnaten e kaluar ka humbur jeten nje grua 71 vjecare e cila ishte prekur nga virusi nderkohe qe kishte edhe probleme shendetesore me hipertensionin.

Ministria e Shëndetësisë/Zyrtare
COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 71-vjeçare, vuante nga hipertensioni

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.
71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.