Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

Vdes 36-vjecarja nga koronavirusi, nuk e moren ne spital, i thane “nuk ke perparesi”

Një nënë e tre fëmijëve ka vdekur në banesën e saj pasi telefonoi numrit 999 dhe iu tha që ajo nuk ishte me përparësi, pavarësisht shfaqjes së simptomave të koronavirusit.

Kayla Williams vdiq në apartamentin e saj në Peckham, një ditë pasi personeli shendetesor i tha asaj që të kujdeset për veten në shtëpi në jug të Londrës.

Burri Fabian Willams i tha Guardian se gruaja e tij po vuante nga një kollë, ethe të larta dhe dhimbje të forta në gjoks dhe stomak të Premten.

Dokumentet kanë zbuluar se ajo po trajtohej si një rast i dyshuar koronavirusi kur i thuhej të qëndronte në shtëpi, citon lajmifundit.al. Z. Williams tha: ‘Unë thirra 999 sepse gruaja ime ishte pa frymë, ajo kishte të vjella dhe kishte dhimbje në stomak.

‘Ndërsa po flisja me ta, ajo po përkeqësohej dhe ata më thanë ta shtrija në dysheme dhe ta bëja trupin të rrafshuar’.

Një punonjes mjekesor shkoi për të bërë disa teste mbi pacientin në orën 8.32 të mëngjesit, por i tha çiftit që spitali nuk do ta pranonte atë, citon lajmifundit.al. Burri i viktimes shpjegoi se personeli mjekesor tha që spitali nuk do ta marrë pacienten, pasi nuk është me përparësi.

Te nesermen i shoqi e gjeti atë rënë përmbys. “Ajo tashmë ishte e vdekur,” i tha ai gazetës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.