Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

U kthye në punë pasi doli në pension, Meta: Kemi nevojë për mjeke të tilla që frymëzojnë

Në këto ditë të vështira rastet e frymëzimit janë më se të nevojshme, sidomos kur vijnë nga njerëz të thjeshtë, të cilët ushtrojnë profesione jetësore siç është ai i mjekut. Ka nga ata të cilët në rast nevoje e ushtrojnë këtë profesion edhe kur kanë dalë në pension.

Ky rast është edhe i Burbuqe Ajazit, mjekes gjinekologe në spitalin e Peqinit. Ajo ka dalë mbrëmë në punë duke asistuar në lindjen e një djali, një gjest që është përshëndetur nga Presidenti Ilir Meta, i cili e ka falënderuar mjeken nëpërmjet faqes zyrtare.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, ndonëse prej vitesh e ka mbushur moshën e pensionit, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit, duke u kthyer në shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.

Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë shëndetësinë shqiptare për shkak të situatës së pandemisë #COVID19, mjekja e nderuar dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe së bashku me stafin e mrekullueshëm të mjekëve të Peqinit, ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një bebi, shumë të bukur!
Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet foshnjës së sapolindur, ndaj me prindërit gëzimin për lindjen e djalit të tyre në këto momente shumë të lumtura e të veçanta për ta.

Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira!
Mirënjohje dhe falënderim të thellë për mjeken e nderuar Burbuqe Ajazi!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.