Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Shqiptarët kthehen në Rinas me të vetmin avion: Shumë e vështirë, ka të tjerë të mbetur jashtë kufijve

Janë të shumtë shqiptarët që mbërrijnë çdo ditë në aeroportin e Rinasit nga vendet e Europës dhe më larg dhe ende të shumtë që ndodhen jashtë kufijve duke pritur kthimin, ndërkohë që thuajse të gjitha vendet kanë pezulluar fluturimet për shkak të koronavirusit.

Të gjithë qytetarët që kanë hyrë në Shqipëri janë kthyer përmes Lasgushit. Të vetmen linjë e kanë shfrytëzuar dhjetëra shqiptarë por nuk dihet ende numri i shqiptarëve të bllokuar anë e mbanë botës dhe cilat janë masat që do të marrë qeveria. Në ditët në vijim pritet të ketë rezultate konkrete.

“U ktheva nga New Yorku përmes Stambollit. Isha me pushime. Do hyj në karantinë për dy javë. Isha dhe në Amerikë në karantinë”, tregoi një qytetare.

Një tjetër shqiptar tha se po kthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Isha në Amerikë, kam gocën atje dhe e vizitova”, tha ai.

Një tjetër sapo ishte kthyer nga Kroacia.

“Mezi u kthyem nga Zagrebi. E vështirë, nuk na siguron shteti shqiptar avion. Do i zbatoj rregullat. Katër ditë bëj me shku dhe 10 ditë në shtëpi. Nga Shkodra jam”, tha një qytetar tjetër.

Një i ri nga Elbasani ende nuk e dinte si do shkonte në shtëpi.

“Banoj në Elbasan, mezi u ktheva. Ka shumë shqiptarë të tjerë të bllokuar. Se di si do kthehem, do marr të shtëpisë ose me anë të policisë. Po do hyj në karantinë për 14 ditë”, u shpreh ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.