Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi në Kroaci, ndërron jetën një 74-vjeçar

Ka shkuar në dy numri i personave që kanë humbur jetën në Kroaci pasi ishin të prekur nga COVID-19.

Bëhet fjalë për një 74-vjeçar nga Zagrebi, i cili ndërroi jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, teksa qëndronte në respirator ditët e fundit.

Kjo është viktima e dytë e koronavirusit në Kroaci, ku deri më tani gjithsej 481 persona rezultojnë të prekur, ndërkohë që 22 janë shëruar. Mes personave të prekur nga ky virus ka dhe punonjës policie.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.