Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

Shefi i OBSH-së: Koronavirusi tashmë në botë është “armiku publik numër një”

Koronavirusi është “armiku publik numër një”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai iu bëri thirrje vendeve të izoluara të marrin masa “për të gjetur, izoluar, testuar, trajtuar dhe gjurmuar” raste, ndërsa paralajmëroi se ata që nuk i bëjnë këto gjëra, mund të përballen me “ringjallje” të virusit.

“Masat agresive për të gjetur, izoluar, testuar, trajtuar dhe gjurmuar (raste) nuk janë vetëm mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të dalë nga kufizimet ekstreme sociale dhe ekonomike – ato janë gjithashtu mënyra më e mirë për t’i parandaluar ato”, deklaroi Ghebreyesus.

Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, ka vrarë mbi 20,000 njerëz në gjithë botën.

Shumica e vendeve të prekura kanë ndërmarrë masa të ashpra – përfshirë mbylljen e shkollave dhe kufijve – në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Angel Gurria, ka paralajmëruar se botës do t’i duhen vite për t’u rikuperuar nga pandemia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.