Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

SHBA, rritje e jashtëzakonshme e aplikimeve për përfitimin e bonusit të papunësisë

Të paktën 3,3 milionë qytetarë amerikanë aplikuan për përfitim bonusi papunësie, pas mbylljeve të paprecedenta të bizneseve për shkak të pandemisë së koronavirusit, sipas të dhënave të lëshuara sot nga Departamenti amerikan i Punës.

Ndërkohë, vetëm një javë më parë kjo shifër ishte vetëm 282 000 aplikime.

“Në javën që mbaroi më 21 mars, shifra për aplikimin për bonusin e papunësisë ishte 3 283 000, thënë ndryshe një rritje me 3 001 000 njësi nga java e kaluar”, sipas raportit të Departamentit të Punës.

“Kjo shënon nivelin më të lartë të kërkesave. Deri tani niveli më i lartë kishte qenë ai i tetorit të vitit 1982 me 695 000 kërkesa”, shtoi departamenti në fjalë.

Periudha e matur përkoi me mbylljen e bizneseve jothelbësore në të gjithë vendin dhe dhjetëra miliona qytetarë u urdhëruan të qëndronin në shtëpi. (Atsh)

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.