Rrezimi i Qeverise se Albin Kurtit, SHBA deklarate te forte per Kosoven

Kosovë&Rajon
Rrezimi i Qeverise se Albin Kurtit, SHBA deklarate te forte per Kosoven

Departamenti i Shtetit ka adresuar nje deklarate te forte per Kosoven nje dite pas rrezimit te qeverise se Albin Kuttit.

Ne deklarate thuhet se Shtetet e Bashkuara janë me njerëzit e Kosovës. "Ne i lavdërojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, me rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë kohë të pasigurisë, ne i nxisim liderët e Kosovës që të ndjekin Kushtetutën dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues.

Për më tepër, ne vazhdojmë t'i nxisim liderët e Kosovës që të heqin plotësisht tarifat. Ne besojmë se tarifat po dëmtojnë popullin e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 - përfshirë edhe duke vonuar hyrjen në Kosovë të furnizimeve të nevojshme - dhe duke penguar rritjen ekonomike, thuhet ne deklarate.

SHBA shprehet me tej se ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të tokave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradave midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se ky vrull do t'i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë.

ME TE LEXUARAT