Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Rama dhe Manastirliu në strukturën që do bëhet spital COVID-19: Një spital i ri lufte, për të garantuar mbrojtjen e të sëmurëve

TIRANË- Godina e një ish- universiteti provat në Tiranë do të shndërrohet në karantinë për të sëmurët e prekur me koronavirus që janë drejt shërimit. Sfida për qeverinë, siç kryeministri Edi Rama e quajtur është që brenda 30 ditësh, ai të shndërrohet në spital dhe të nisë nga puna. Kreu i qeverisë, gjatë inspektimit të kësaj godine, tha se këtu do të dërgohen të gjithë pacientet që janë drejt shërimin, në këtë formë edhe lehtësohet puna e mjekëve tek Infektivi, por mbi të gjitha i lehtëson ata edhe psikologjikisht. Kjo godinë, është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë spitale të shtetit që do të vihen në shërbim për të prekurit me koronavirus në Shqipëri. Bëhet fjalë për Urgjencën Infektive që ka në dispozicion 120 shtretër nga të cilët 73 janë të zënë dhe spitali “Shefqet Ndroqi” me 190 shtretër në total, ndërsa kjo strukturë e re do ketë 80-100 shtretër.

“Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët”, tha Rama.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiuliu ka dhënë detaje se si do të funksionojë dhe lehtësirat që ajo do të ofrojë.

“Çdo dhomë ka tualetin e saj, do të adaptohen për ata të sëmurë drejt shërimit. Në Kushte që mund të adaptohet shpejt, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi, por do kenë asistencën e nevojshme. Na lehtëson se ka vendin e parkimit. dhe në një fazë të dytë zhvillimi mund të shërbejë si një strukturë spitalore, por që mund t’i shërbejnë universitetin. Mund të përshtatet edhe në plan afat gjatë. Brenda një afati 20 ditor neve do të fillojmë punën, ky është skenari i katër se tashmë i kemi kapacitet aktualisht”, shtoi Manastirliu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info
1 Comment
  1. RejM says

    Zoti Rama, Zonja Manastrilliu dhe ju gazetare te nderuar!
    Po ju shkruaj nga epiqenrda e virusit ne Itali.
    Mos beni te njetin gabim qe ka bera Italia. Ne shqiptaret jemi pak. Nuk meritojme nje tragjedi tjeter.
    Dhe mund te rrezikojme shume. Ne mund te shpetoj edhe nje jete shqipetari me kete email do e shkruaj.
    Nuk duhet te restaurohen ambiente private per ty bere spitale.
    Mund te kthehen kollaj ne qendra / varta te forcimit te pandemise.

    Duhen lokale te vogla, idividuale. ideale per kete jane containerat tip box kantjeri.
    Ato mund ti ktheni me shume kollaj ne celula individuale shpetimi dhe me meundesi me te uleta te spreadimit te pandemise.
    Cdo box mund te paiset me gjithe instrumententet e terapise infektive. Dhe te lihen ne nje zone te vecante tip fushe sporti, fushe aeroporti dhe zona te braktisua dhe te mbyllura.
    Nuk eshte nje infektim i zakonshem ky per ty cuar ne spitali infektiv.
    Eshte me aftesi te madhe shperndarje. Vetem keshtu mund te isolohet dhe te shpetohen jetet e infermiereve dhe te mjekeve dhe nderkohe te behen terapi me te fokusuara per pacientet.
    Please velresoje/vleresojeni kete email tim.
    Projekte te tilla po qarkullojne ne rrjet.
    Spitalet infektive dhe cdo spital tjeter eshte me rrezikshemri te madhe shperndarje.
    Rezikoni te perhapni virusin me shume keshtu, Jete shqiptaresh ne rrezik te madh.

    Identifikoni nje zone per te vendosur box- te vecante – tip container.
    Pregatitni container individuale per cdo/nje te semure qe ka necoje per terapi intensive.
    Nje mega box te vecante per stafin mjeksor.
    Kjo eshte rruga per te shpetuar sa me shume jete njerezish.
    Zoti e ruajte popullin qe i perkas.
    Nga larg me mall.
    Shpresoj ta shoh prape vendit tim dhe njerezit e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.