Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Një paciente del pozitive me koronavirus, mbyllet pavijoni i ortopedisë në Spitalin e Lezhës

Një paciente e shtruar në pavijonin e ortopedisë në Spitalin e Lezhës ka dalë pozitive me koronavirus.

Nisur nga ky fakt, menjëherë është mbyllur pavijoni, ndërkohë që stafi mjekësor dhe ai sanitar ka dyshime se mund të jenë infektuar me koronavirus.

Dy ditë më parë një infermiere 54-vjeçare ka rezultuar pozitive.

Menjëherë u morën masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika e infektimit. Po ashtu qendra shëndetësore u mbyll dhe u dezinfektua.

Në Lezhë janë edhe 4 persona të prekur nga COVID-19 dhe rasti i fundit e çon në 5 numrin e tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.