Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Koronavirusi, vdes në moshën 37 vjeçare diplomati britanik

Një diplomat britanik ka vdekur në Hungari, pasi është infektuar me koronavirus. Steven Dick, zëvendësambasador në Budapest, ka qenë 37 vjeç.

Dick, i cili ka punuar disa vite në Kabul dhe Riad, ka marrë postin në Hungari vitin e kaluar. Nuk është ende e qartë nëse ai ka pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

“Steven ka qenë një diplomat i përkushtuar dhe e ka përfaqësuar vendin e tij me aftësi dhe pasion të madh.

Ai do t’iu mungojë të gjithëve që e kanë njohur dhe kanë punuar me të”, tha sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab.

Të mërkurën, numri i viktimave në botë nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, ka kaluar 21,000./R.E.L

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.