Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Koronavirusi? Soreca: Punoj çdo ditë, një pjesë e stafit nga shtëpia! Respektoni rregullat

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca tregoi si po e përjeton ai dhe familja e tij këtë moment të vështirë nga koronavirusi. “Ju falenderoj për pyetjen dhe kujdesin. Jemi këtu për të vijuar punën. Unë po punoj cdo ditë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Personeli nuk vjen i gjithë në zyrë, është më thelbësori, të tjerët nga shtëpia. Kjo edhe për arsye se duhet të kujdesen për familjen e tyre.

Po jetojmë si të gjithë shqiptarët. Unë jam mirë edhe familja ime në Itali, jemi mirë, po bëjmë atë që bëjnë të gjithë, të qëndrojmë pranë njëri tjetrit në këto ditë të vështirë, por po respektojmë rregullat që na kanë caktuar autoritetet, pasi atëherë rritja e kurbës do të jetë e ngadaltë. Unë kam vendosur të respektoj rregullat, ju bëj thirrje ti respektoni, pasi kjo është në të mirën e të gjithëve” tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.