Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Koronavirusi/Itali, në rritje numri i infeksioneve në jug

Rajonet veriore të Italisë, më të prekurat nga koronavirusi, kanë parë këto katër ditë rënie në numrin e vdekjeve, por shqetësimet po rriten jug të vendit, ku në ditët e para të masave të marra nga qeveria italiane, pati një dyndje nga veriu i vendit.Numrat e fundit nga rajoni verior i Lombardisë sugjerojnë se epidemia mund të ngadalësohet në epiqendrën e saj.Por pjesët jugore të Italisë po dëshmojnë një rritje të numrit të vdekjeve, duke rritur frikën se nëse edhe jugu bëhet si veriu, shërbimi shëndetësor mund të kolapsohet.Çfarë po ndodh në Italinë e Jugut?Infeksioni dhe vdekjet janë rritur në numër në rajone të tilla si Campania rreth Napolit dhe Lazio në Romë, ku sistemi shëndetësor konsiderohet shumë më pak i përgatitur sesa në veriun e pasur. Deri më tani në Campania ka pasur rreth 1200 të infektuar, (98 më shumë se një ditë më parë) dhe 74 vdekje, kurse në Lazio janë regjistruar 95 viktima dhe 1900 të prekur, me një rritje në 24 orë prej 173 rastesh.Në Basilicata numri i të prekurve nga Covid-19 është 113 (21 raste më shumë në 24 orë). Në Puglia janë regjistruar 1,093 të testuar pozitiv (88 më tepër se një ditë më parë) kurse në Calabria ka 351 raste të infketuar (32 më shumë se raportimi i mëparshëm).Ministri i shëndetësisë Roberto Speranza tha se shpresojmë që pandemia mos ta zgjerojë agresivitetin e saj në jug dhe përsëriti ftesën ndaj qytetarëve për të qëndruar në shtëpi, jo vetëm në veri por edhe në jug, në të gjithë Italinë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.