Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Koronavirusi, epidemiologu: Deri tani ne Shqiperi kemi vetem “majen e ajsbergut”

Në një lidhje me emisionin Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, epidemiologu Dritan Ulqinaku ka thënë se në vendin tonë situata me koronavirusin, është vetëm maja e ajzbergut.

Ulqinaku ka thënë më tej, se kjo javë është java e zjarrit, dhe nëse ja dalim, masat e qeverisë kanë rezutuar të suksesshme.

Ulqinaku: Në apektin epidemiologjik, mund të themi se kjo është vetëm maja e ajzbegut. Masat e qeverisë e tregojnë më së miri atë që thotë edhe shkenca e epidemiologjisë, që do të thotë, ndalimi, karantinimi, izolimi vërtetojnë se virusi mund të jetë në ҫdo vend.

Hila: Sa ëshët pritshmëria, që mund të kemi pacientë të paidentifikuar ose asimptomatikë?

Ulqinaku: Në bazë të asaj ҫfarë raportohet është që pacientë asimptomatikë, me COVID-19 është vetëm 1%, ndërsa simptomatik të lehtë janë 80%, me një kollë të lehtë, me pak temperaturë, dhe mund ta kalojë në shtëpi, dhe pjesa tjetër është ajo që na shqetëson, dhe na bën të marrim masa.

Hila: U fol që kjo do të ishte java e zjarrit, a është kjo java e zjarrit, apo duhet të presim?

Ulqinaku: Mendoj se kjo është java e zjarrit. Nëse ne i kemi marrë këto masa drastike, pra nëse shifrat rrinë në këto nivele, ne themi që jemi në përballimin e kësaj situate, që do të thotë nuk do të biejmë në kolaps. Nëse arrimë të ja dalim, atëherë themi se jemi në kushte të tjera.

Hila: A është ҫështja e tamponëve kaq e rëndësishme?

Ulqinaku: Unë duhet ta sqaroj, tamponët janë të rëndësishëm, por është e rëndësishme për dokumentimin e epidemisë, por tamponi nuk është medikament, ne prandaj nguli mkëmbë që ti trajtojmë të gjitha rastet që paraqesin shenja, edhe të gripit, si të dyshuar me COVID-19, pra një person që ka shenja të lehta, të trajtohet edhe pa tampon si një person i infektuar, pra të karantinohet, dhe të kontaktojë me mjekun, dhe të marri mjekimin.80-85% e rasteve kalon pa probleme kjo sëmundje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.